Osmani e fton Siljanovskën në debat: Këto zgjedhje janë betejë mes dy koncepteve, mes integrimi evropian dhe izolimit

by admin
Spread the love

Kandidati i Frontit Evropian për president të shtetit, Bujar Osmani, e ka ftuar kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska në debat me të ose në podkasitin e tij, për t’i ballafaquar argumente, pasi siç ka thënë, ai, në këto zgjedhje ka betejë mes dy koncepteve të ndryshme.
Osmani ka thënë se thirrja e opozitës maqedonase, veçanërisht e VMRO-DPMNE-së, për 61 deputetë është thirrja më nacionaliste dhe shoviniste e mundshme, etnocentrike dhe përjashtuese, që kërkon supremcinë e një komuniteti ndaj komuniteteve tjera.
“Është përjashtim i komunitetit shqiptar, turk, boshnjak, rom, vllah, etj. Dhe bile diku e thasë, se duhet prokurori të merret, se në bazë të nenin 137 të Kodit Penal, çdo thirrje për urrejtje dhe përjashtim të komuniteteve është e dënuar me ligj. Por, meqë ajo u përgjigj në thirrjen time dhe meqë në këto zgjedhje nuk kemi garë mes partive politike, por kemi betejë mes dy ofertave, vizioneve alternative, mes integrimit europian dhe izolimit, mes bashkëjetesës dhe supremacisë nën sloganin 61, në mes pasaportave europiane karshi pasaportave bullgare. Pasi janë 2 koncepte që ju ofrohen qytetarëve, e ftoj znj.Davkovka në debat me mua ose të vjen në podkastin tim, dhe t’i argumentojmë qëndrimet tona mbi këto dy koncepte alternative, që qytetarët të shohin qartë se para çfarë zgjedhjesh janë vendosur’, ka deklaruar Bujar Osmani.

MARKETING



You may also like