Osmani e fton Josephin në forum, njeriun që kritikoi Kurtin se po dëmton interesin e Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Nën patronatin e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, do të organizohet forumi ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë, që do të mbahet në mes datave 15-16 prill.

Në këtë forum, do të marrin pjesë emra të ndryshëm, përfshirë ish-sekretaret amerikane Hillary Clinton, e cila do t’u drejtohet të pranishmeve me një videomesazh.

Megjithatë, një emër tjetër i përveçëm bie në sy për shkak të qëndrimeve të tij politike. Edward Joseph, profesor i njohur amerikan, i cili në disa raste ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, ndërsa së paku në një rast e ka përkrahur fuqishëm presidente Osmani.

Në një postim të mëparshëm në lidhje me seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Joseph kishte vlerësuar se Kurti Kurti duhet të kuptojë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës.

“Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës. Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin.” – shkroi Joseph, ndër të tjera.

Ndërsa në një intervistë për një medie në Shqipëri, Joseph, që është profesor në John Hopkins në Amerikë, kishte renditur gabimet e Kurtit, duke theksuar se kryeministri kosovar i ka bërë dhuratë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pika ime e dytë është të flas për gabimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili i ka dhënë Presidentit Vuçiç dhuratën për të larguar vëmendjen nga ushtrimi i presionit që duhet të bëhet ndaj Beogradit, për organizimin e sulmit të shtatorit në veri të Kosovës, për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve për të cilin është mbajtur përgjegjës me një shumicë të madhe votash në Parlamentin Europian për mashtrime zgjedhore në Serbi. Dhe në vend të kësaj, kryeministri Kurti po i jep Presidentit Vuçiç një dhuratë duke larguar të gjithë vëmendjen nga Beogradi, aty ku duhet të jetë, dhe në vend të kësaj e ka tërhequr vëmendjen te Prishtina për qasjet e gabuara ndaj politikës në Kosovë”, kishte thënë ai.

Në këtë intervistë, Joseph e kishte theksuar se Kurti po dëmton interesat e Kosovës me veprimet e pakoordinuara.

“Dhe kryeministri Kurti sërish ka marrë një vendim krejtësisht të pakoordinuar, pa asnjë njoftim. Banka Qendrore mund ta kishte diskutuar lehtësisht vetë këtë me Bashkimin Europian, me Shtetet e Bashkuara. Por në vend të kësaj ai vazhdon me veprime të pakoordinuara që po dëmtojnë interesin kombëtar të Kosovës. Kjo është ajo që po e përsëris këtu, kjo është ajo që është e rëndësishme. Këto lloj hapash të pakoordinuar dëmtojnë interesin kombëtar të Kosovës” – kishte thënë Joseph.

Për dallim nga qëndrimet për Kurtin, Joseph ka pasur mendime më pozitive për Osmanin. Madje, në një rast, Joseph kishte lobuar publikisht që Osmani të pranohet në një vizitë në Shtëpinë e Bardhe nga Joe Biden, president i ShBA-së.

“O’Brien dhe Osmani dërgojnë sinjal të fortë për bashkërendimin SHBA-Kosovë për çështjet kyçe. Në këtë moment kyç të marrëdhënieve, është koha që presidentes Osmani t’i vihet mbi tryezë një vizitë në Zyrën Ovale” – kishte shkruar Joseph.

You may also like