Osmani: Arsimi ndihmon në thellimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet aleate

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se arsimi është njëra nga prej shtyllave kryesore të shtetndërtimit.

Ajo ka pohuar se avancimi i arsimit ka rol edhe në shtimin e bashkëpunimit me shtete mike ndërkombëtare.

“Arsimi përbën një prej shtyllave kryesor të shtetndërtimit, ti japim kah angazhimit tonë privat dhe publik, si dhe të konsolidojmë përpjekjet tona për avancimin e vazhdueshëm të shoqërisë sonë”.

“Arsimi ka qenë arma më e fortë në kohët më të vështira të historisë tonë. Edhe në ato ditë arsimi ishte mënyra jonë për të bërë rezistencë. Sot institucionet arsimore operojnë të lira për të avancuar edhe më shumë shoqërinë tonë”.

“Besoj se fuqishëm se është arsimi që ndihmon në krijimin e bashkëpunimit tonë, ashtu siç kontribuon arsimin në kultivimin dhe ngritjen e një shoqërie po aq është i rëndësishëm për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet aleate”, ka thënë Osmani.

Presidentja kështu u deklarua me një videomesazh në eventin e organizuar në festimin e partneritetit strategjik ndërmjet UNI – Universum International College dhe Universitetit Shtetëror të Arizonës./Klankosova.tv

You may also like