Osman Azemi ironizon me arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Rrymë kemi, por Nagip nuk kemi

by admin
Spread the love

Të mërkurën është arrestuar nga autoritetet vendase drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Mbi të rëndojnë akuza për korrupsion, gjersa arrestimi i tij ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale.

Një ndër ta është edhe aktori i humorit, Osman Azemi, i cili njihet për skeçet e tij humoristike dhe ironizimet me situatat e ndryshme politike.

Së fundmi, ai ka shfrytëzuar rasti ne arrestimit të drejtorit të KEK-ut për të publikuar një video në rrjetet sociale, ku nuk i kursen as lotët.

“Për momentin rrymë kemi por Nagip nuk kemi. Pse o Nagip, pse o Nagip, a din kur te merr vesh më i miri”, ka thënë mes të tjerash aktori në videon e publikuar në Instagram.

 

 

You may also like