Orinda dhe Turjani nuk po e zgjidhin dot, kujt i ngjan më shumë Atara?

by admin
Spread the love

Diskutimet se kujt i ngjan më shumë Atara nuk mungojnë edhe në shtëpinë e Orindës me Turjanin. Kur të gjithë mendojnë se Atara është kopje e Turit, Orinda vendos të publikojë një foto kur ka qenë e vogël, e më pas një foto të vajzës, duke bërë të dukshme ngjashmërinë e madhe.

“Kur më thonë jam fiks si babi, qesh shumë me mamin”, ka shkruar Orinda krah fotos që ka sjellë postimin e radhës së Turjanit. Ky i fundit i ka kërkuar ndjekësve t’i thonë të gjithë se Atara i ngjan Orindës.

Nga postimet duket se dyshja nuk bie dakord për ngjashmërinë, por kjo nuk e shqetëson aspak Orindën e cila është e bindur se Atara është kopje e saj./revistawho.com

You may also like