Opozita, nuk ka bashkim në hipokrizi

by admin
Spread the love

Fasada e opozitës së unifikuar gjatë një tubimi në një hotel në qendër të Tiranës, nuk i ka rezistuar dot dilemave të publikut, pyetjeve të gazetarëve dhe debateve në studio, që vijuan pas takimit të grupit të Berishës me atë të Bardhit. Njëra palë nuk di të thotë nëse ka hequr dorë nga qurravitjet pro atlantike, që i bënë të ngrinin duart me zell për përjashtimin e liderit historik. Ata nuk janë në gjendje as të pranojnë, me gojën plot, nëse do e intergojnë Berishën dhe të zbuarit e tjerë nga grupi parlamentar. Ata shkojnë deri aty sa të pohojnë se po shtrëngojnë duart në emër të atyre mbi 500 mijë zgjedhësve që votuan pro “rithemelimit” në 14 maj, por në absurd të plotë, e injorojnë këtë elektorat që njeh Berishën për prijës, duke vazhduar me refrenin e dalë boje se ata nuk e pranojnë për kryetar.

Nga ana tjetër mbështetësit e doktorit, janë po aq konfuzë. Ata sillen si pardonë të vetëm të PD-së dhe nuk përmendin ekzistencën, tashmë të konfirmuar të një mase anti berishiste mes shumicës demokrate. Ata sillen sikur kanë monopolin e opozitarizmit. Ata bëjë sikur harojnë se janë të mëdhenj brenda të djathtës, por krejt të pamjaftueshëm për t’u bërë mazhorancë në këtë vend. Askush prej tyre nuk guxon ta përmendë se Berisha është i gatshëm të tërhiqet nga posti i kandidatit për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse në 2025 do të jëtë 81 vjeçar. 

Lexo me tej:


Enigmat e bashkimit të dy grupimeve “armike” në PD 

Këto shmangje thelbësore nga thelbi i të vërtetës dhe plot të tjera të ngjashme, e kanë bërë shumë të pabesueshme idenë e një bashkimi real. Shprehja hipokrite po unifikojmë betejën parlamentare kundër Ramës, jo vetëm që nuk mjafton, por i ngjan më shumë një gjetheje fiku që nuk e mbulon dot humnerën e thellë të betejës vëllavrasëse dy vjeçare. Pyetja ç’do të ndodhë nesër dhe a mund të zihen sërish, është prezente tek çdokush që shqetësohet për fatin e opozitës. 

Për të mbushur këtë boshllëk nuk mjafton vetëm hyrja në tunelin e negociatave, por duhet me doemos të tregohet drita në fund të tij. Dhe në këtë rrugëtim, nga errësira drejt shikimit të qartë është i domosdoshëm kalimi nëpër disa faza.

Grupi me gati 20 deputetë, që braktisi më në fund Bashën, duhet të bëjë prapa kthehu pa mëdyshje, se vula dhe përfaqësimi i takojnë atij më të votuarit, Sali Berishës. Ata duhet ta pranojnë se gabimi i tyre më i madh politik ishte nënshtrimi me një bindje prej vasali i një “non grat-e” të lobuar me metoda alla McGonigal. Ata s’duhet të kenë asnjë kompleks për të pohuar se administrata Blinken, ka rënë në një kurth i cili duhet denoncuar dhe pas kësaj duhet të rehabilitojnë Berishën brenda grupit të përbashkët parlamentar. 

Bardhi: Mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, unë zgjedh Berishën 

Si kompromis edhe ‘lideri historik” duhet të hedhë hapa të mëdha pas. I bindur se ka shumicën e antarësisë, ai nuk mund të fshihet më pas mendësisë autokratike ‘bashkim përmes votës”. Nëse e ka pasur realisht lejimin e fraksioneve, ai duhet të krijojë hapsirë që grupi i kundërshtarëve të tij, pasi t’a ketë njohur për kryetar, të jetë i përfaqësuar me nënkryetarë, me afro gjysmën e kryesisë e të Këshillit kombëtar dhe me një marëveshje të shkruar që ata do të kenë një porcion të madh deputetësh në zgjedhjet e ardhshme. Ai nuk mund ta mbajë më kupolën e PD-së si një çerdhe besnikësh. Ai duhet ti’a lërë Gazment Bardhit drejtimin e grupit të bashkuar parlamentar. Ai duhet të angazhohet se heq dorë nga kandidimi për kryeministër duke hapur jo një proces primaresh, por një angazhim ku pakica të ketë të drejtën e vetos.

“Ti kallim datën dhe tmerrin Ramës”, Berisha flet pas mbledhjes së 43 deputetëve 

Pra, vetëm duke sheshuar çdo paqartësi dhe duke arritur kompromis për çdo kontradiktë, PD-ja mund ti shpëtojë hipokrizisë se do “bashkëpunojmë vetëm kundër Ramës në parlament”. Sado e mirë të jetë kjo nismë si fillim, ajo nuk jep asnjë garanci se do ti rezistojë kohës. Dhe mbi të gjitha përsëritja e saj si shabllon në studiot televizive e rrënon besimin e publikut kur përballet me pyetjet që u ngritën më lart. Që opozita të jetë vërtet e bashkuar, duhet që të zhgënjyerit nga Luli të njohin ‘non gratën” Berisha si lider dhe që ky i fundit ti japë të gjithë hapsirën e nevojshme atyre që nesër do të duan ta rrëzojnë, jo si ‘anti amerikan”, po si një politikan që e ka mbyllur ciklin.   

©Lajme     

You may also like