Opozita e propozoi për President, reagon Dash Shehi: I falenderoj, por në dorë e ka Rama

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka propozuar emrin për president në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim. Gjatë intervistës për Top Tolk, Mediu tha se ka diskutuar me kreun e PAA Agron Duka, ku kanë shprehur emrin e Dashamir Shehit si personin e duhur për të ardhur në krye të shtetit.

Vetë deputeti në një prononcim për Abc, ka folur për herë të parë për propozimin që i është bërë. Shehi ka falenderuar Agron Dukën dhe Fatmir Mediu që e propozuan, por tha se tashmë gjithçka është në dorën e kryeministrit Rama.

“Janë të gjitha manovra përpara, nuk merremi ne me këtë. Ne kemi detyrimin për të propozuar një emër, unë i falënderoj, por kjo është një hipotezë politike. Në dorë e ka Rama. Të shohim kë do të propozojë PD e ndarë në dy pjesë. Nëse i pëlqej popullit opozitar le të më votojnë, por siç e thashë janë të gjitha manovra politike”, deklaroi Shehi.

You may also like