Opinionist në Big Brother VIP? Ja si pëgjigjet Ermal Mamaqi

by admin
Spread the love

Ermal Mamaqi është një nga emrat më të njohur në televizon, jo vetëm si aktor, producent e moderator, por tashmë edhe si shkrimtar. Së fundmi, Ermali ka sjellë librin e tij të parë, “Në garë me veten”, që u pëlqye, por nga ana tjetër edhe u kritikua shumë.

E gjatë kësaj kohe, Ermal Mamaqi ka qenë edhe shumë aktiv me daljet e tij televizive, ku ka promovuar librin. I ftuar pak ditë më parë në emisionin “ “ në Rtv Ora, ai foli për jetën e tij, trajnimet, ndërsa zbuloi edhe nëse do ta pranonte ftesën për të qenë opinionist i Big Brother VIP apo jo.

Mamaqi u shpreh se jo, duke e konsideruar si një pozicion jo të irë, pasi Ermali mendon se opinionisti i një formati të tillë duhet të jetë i zhveshur nga shumë interesa që të thotë të vërtetën siç duhet.

“Nuk besoj, nuk është pozicioni i mirë ai aty. Vihem në siklet vetëm kur e mendoj dhe besoj se ka shumë gjëra më të… mendoj që ai person që do të jetë aty opinionist duhet të jetë shumë i zhveshur nga interesa të ndryshme dhe duhet të jetë edhe i çliruar…dmth, duhet të jetë pa familje, pa shokë, pa njerëz, që ta thotë të vërtetën ashtu siç duhet”- tha Ermal Mamaqi në RTV Ora.

You may also like