OPINION NGA ANDI LILA / Filozofia e futbollit

by admin
Spread the love

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe tashmë opinionist i “Ti bo gol”, Andi Lila ka folur për filozofinë që ai ka për futbollin. Për Oversport, Lila ka ndarë në disa pika parimet, fokusin dhe çështjet më të rëndësishme që një skuadër futbolli mund të ndjekë, ku gjithçka duket si një leksion i hapur nga ish-lojtari kuqezi.

  1. Truri

Duhet të përdorim mendjen të parën dhe gjërat bëhen më të thjeshta, në çdo moment mendja duhet të jetë e ftohtë akull, e përqëndruar vetëm te loja dhe tek aftësitë e gjithësecilit. Nëse e kemi mendjen e ftohtë me siguri që këmbet do i kemi shumë më të forta. Një futbollist i mirë është ai qe kupton limitet e tij dhe si mund të permirësojë problemet që vë re tek vetja, por edhe kritikat ose bashkëbisedimet me trajnerin dhe me skemat e skuadrës.

  1. Produktivitet nga të gjithë

Çdo lojtar duhet të ketë rendiment dhe të jetë produktiv, çdo të thotë produktiv?

Do të thotë sa i vlefshëm je për skuadrën ose për rezultatin e ndeshjes.

Kjo matet sipas pozicioneve.

Psh: Te një portier matet me, sa herë e shpëton portën nga goli ose si e organizon mbrojtjen, si e nis skuadrën në kundërsulm apo daljet në goditjet standarte.

Mbrojtësit qëndrorë: si organizojnë skuadrën në të dyja fazat, sa dyluftime fitojnë me kundërshtaret në lojën në tokë dhe ajër, sa herë e lexojnë lojën përpara sulmuesve kundërshtarë, sa topa të saktë japin për mesfushorët, si flasin dhe koordinohen me portierin. Janë trajnerët në fushë sepse shikojnë nga mbrapa dhe kanë lodhje më pak se pjesa tjetër e skuadrës, por kanë lodhje mendore sepse duhet të jene të përqendruar në maksimum në çdo minutë të lojtës. Një moment i pavëmendëshem dhe e pesojnë.

Mbrojtësat anesorë: sa rendiment kanë në fazën mbrojtëse, në balancën e lojës, por edhe në fazen sulmuese, sa krosime bëjnë per 95 minuta. Sa herë e mbyll shtyllën e dytë, sa herë e bllokon lojtarin kundërshtar të mos krosojë, si e lexon lojën përpara se kundërshtari të ndërrojë lojën, si niset në kundërsulm? Sa herë shkon në shtyllen e dytë të shenojë gol, si dhe kur e godet portën?

Mesfushorët qëndrorë: sa rendiment kanë në balancën e skuadrës, si përshtaten në organizim dhe si sillen kur është trazicioni i lojës, topi i parë dhe i dytë. Sa kilometra bëjnë gjithë lojës? Sa herë godet portën, sa pasime të sakta jep dhe sa herë vertikalizon për sulmuesit, sa herë shkon box-to-box, sa herë e shkel zonën kundërshtare? A e lexojnë lojën, kurrë nuk e lënë qendrën pa 1 lojtar, nuk ndalojnë asnjëherë edhe kur topi është jashtë. Dyluftimet në mesfushë i fitojnë? Në luftën në ajër?

Sulmuesit anësorë?

Loja një kundër një, sa herë e kalojnë kundërshtarin dhe dalin në superioritet numerik, cfarë bëjnë pasi janë në superioritet? Bëjnë asist, apo godasin portën? Po kur e humbin topin cfarë bëjnë? Në fazën organizative futen në qendër të luajnë topin po në fazen mbrojtëse vijnë deri në fund dhe nuk e lejojne mbrojtësin kundërshtar të krosojë. Po në kundërsulm? Japin rendiment që të shkojnë drejt portës me “100km” në orë. Sa gola bëjnë gjatë një kampionati dhe sa asist japin për shokët? Me shifra maten rendimentet.

Nr 10.

Çfarë rendimenti jep?

Në fazën organizative të gjithë topat kalojnë nga ai! Në fazën e trazicionit si jeton me lojen për ta kapur kundërshtarin në befasi? Në fazen sulmuese? Sa herë shtyn me top përpara. Sa herë godet portën. Sa asist jep? Sa gola bën? Sa herë shkel në zonë? Në fazen mbrojtëse sa ndihmë i jep shokëve të qendrës? Sa dyluftime fiton?

Sulmuesi:

Çfarë rendimenti ka?

Sa gola bën gjatë një kampionati?

Sa asist jep?

Sa përfshihet në organizimin e lojës, si e lexon lojën? Sa herë shkon në shtyllën e parë kur krosohet nga krahet. Sa dyluftime ajrore fiton?

Sa presing i ben dy qendërmbrojtësave kundërshtarë? Në kundërulm si çmarkohet. Në fazën mbrojtëse mbyllet poshtë vijës së topit, po në goditje standarte në të dy fazat sulmuese dhe mbrojtëse si sillet?

  1. Kualitet

Një skuadër pa kualitet, pa klas është e mbaruar. Skuadra duhet të ketë gjithmonë një zgjidhje për çdo situatë dhe përpara cdo kundërshtari sado i fortë apo i dobët të jete, ne duhet të kemi kualitet, mos ti biem topit kot, të luajme me kokën lart në cdo ndeshje, respekt ndaj çdo kundërshtari, por kurrë frikë apo nënvlerësim, e mesmja e artë është suksesi. Gjithsecili e përgatit veten për ndeshjen në mënyren e tij për të qenë 100% të formës. Futbollistët me kualitet janë më të preferuarit. Sot gjithsecili duhet të bëjë detyrat e tij ashtu si i kërkohet nga trajneri. Kualitet është një fjalë gjithëpërfshirëse, merr kuptim tek një skuadër që në sjellje jashtë fushe dhe brenda saj, mënyra sesi vishen, krihen apo sa kujdes bëjnë për trupin.

Skuadrat me futbollistë me kualitet gjithmonë kanë bërë gjëra të medha.

  1. Mendim

Çdo ekip duhet të ketë gjithmonë një mendim për çdo situatë si brenda dhe jashtë fushe.

Brenda fushe duhet të kenë mendim sesi duhet të mbrohen dhe sulmojnë, gjithashtu për fazën e trazicionit. Mendim duhet të kenë edhe në skemat që vetëm me sinjalin e trajnerit ndryshojnë modul loje. Gjithashtu duhet të kenë mendim sesi ta ndihmojnë shokun që kanë më afer dhe nuk po kalon minuta të mira. Mendim do të thotë të jesh pozitiv në dhomat e zhveshjes, stërvitje dhe në fushë. Trajnerët sot pyesin në fillim për karakterin pastaj për talentin e lojtarit.

  1. Muskuj

Skuadra në momente të caktuara tregon muskujt.

  1. Përpara se të dalin në fushë tregojnë që me zor po presin të fillojë ndeshja dhe të fitojnë.
  2. Muskuj që në minutën e parë dhe fitohet lufta psikologjike me kundërshtarin.
  3. Muskuj gjatë lojës në dyluftime në tokë dhe ajër.
  4. Muskuj në goditje standarte mbrojte dhe sulm.
  5. Muskujt bëhen me stërvitje, jo për body-building, por për futboll
  6. Muskuj mund të kenë të gjithë, por zemër kanë vetëm lojtarët e mëdhenj.
  7. Detaje

Sot të gjithë dinë të luajnë futboll, por diferencën e bëjnë ato ekipe dhe lojtarë që punojnë me detajet. Psh: me skemat dhe lëvizjet e lojtarëve në fushë. Goditjet standarte të punuara me orë të tëra bëjnë diferencën. Stërvitja me programe të specializuara, të ndara shpeshherë me grupe sipas pozicioneve në fushë. Ushqimi, me dietat më të mira dhe me kualitet për atletët elitarë. Regjimi është i pazëvëndësueshëm, një futbollist duhet të flejë sa më shumë, nëse nuk ka gjumë duhet të shplodhet i shtrirë, masazhet spa dhe uji i ftohtë pas stërvitjeve, streçing.

  1. Saktësi
  2. Grupi i pari
  3. Besim në vetvete dhe tek skuadra.
  4. Skema
  5. Mbrojtja
  6. Trazicioni 5 sekonda
  7. Sulmi
  8. Posedimi i topit
  9. Brishtësia e lojtarëve
  10. Zjarri që duhet ndezur
  11. Kontroll mbi lojën
  12. Futbolli është sport gabimesh
  13. Filozofi

You may also like