Onana pranë Manchester United, tre alternativa për ta zëvendësuar

by admin
Spread the love

Pas Brozovic, i sakrifikuari i radhës për të mbushur arkat e Interit, do të jetë portieri kamerunas Andre Onana, i cili duket se do të mbyllë aventurën zikaltër pas vetëm një sezoni.

Gardiani ndiqet me interes nga Manchester United, aty ku Eric Ten Haag ia njeh mirë cilësitë dhe dëshiron t’i besojë mbrojtjen e katërkëndëshit në një sezon ku ‘djajtë e kuq’ do të synojnë rikthimin te titulli kampion.

ZIkaltrit këmbëngulin të arkëtojnë 60 milionë euro nga kartoni i kamerunasit, që erdhi me parametra zero nga Ajaxi verën e kaluar, megjithatë marrëveshja mes palëve mund të arrihet edhe për një shifër më të ulët.

Paratë nga shitja e Onanës, zikaltrit kanë ndërmend t’i investojnë për të blerë përfundimisht kartonin e Lukakut nga Chelsea, ndërsa për portën po studiohen disa alternativa.

Emri i preferuar është ai i gjeorgjianit të Valencias, Mamardashvili, por spanjollët pretendojnë 25 milionë euro për kartonin e tij, ndaj po studiohen edhe profile ‘low cost’ si Keilor Navas dhe Iann Sommer, të dy me eksperiencë dhe që mund të transferohen në Milano për shifra simbolike. /Supersport


Top Channel

You may also like