Oltës i ngeli burri te Top-i, Dea s’do të dalë se nuk e pret mirë partneri jashtë

by admin
Spread the love

Mikela Pupa qëndroi shumë pak ditë në shtëpinë e Big Brother VIP. Që nga dalja e saj nga ky program, ajo ka qenë shumë aktive, jo vetëm nëpër emisione të ndryshme, por edhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka vendosur të nxjerrë të palarat e disa prej banorëve të këtij edicioni.

E përkatësisht, Oltës dhe Dea Mishelit. Për aktoren ajo thotë se i ngeli burri te zyrat e Top Channel, ndërsa për blogeren Dea Mishel, Mikela thotë se ka nisur të flasë tani sepse ka frikë të dalë nga shtëpia. Madje, ajo thotë se Dea ka një partner jashtë shtëpisë që nuk ndoshta nuk do ta presë mirë sjelljen e saj brenda shtëpisë.

“Po shihja pak Bigun dhe më bëri përshtypje Dea. Moj Mishel moj po u bërë dy muaj aty dhe s’tu hap kjo gojë, nuk bëri dy llogari për veten tënde, tani që të erdhi veza në byçë u kujtove? Çuditem për faktin që pse po frikësohet Dea të dali?

Apo mos ndoshta bashkëjetuesi i saj nuk do ta presi mirë jashtë?! Misheli je shumë vajzë e zgjuar, do i rregullosh prapë muhabetet, siç të sollën në Top ditën që hyre në Big Brother, ashtu do vijë të të marri do ikni bashkë në shtëpi.

Gjithashtu je shumë e zgjuar për të zgjidhur lidhjen toksike që ka lënë Amosi jashtë dhe që të presin ty. Kurse për Oltën më vjen mirë që nuk po del se burri te Topi ngeli duke e pritur”, thotë Mikela në një video të shpërndarë së fundmi.

You may also like