“Olta ma shpif, arrogante e madhe”, nisin intrigat e para në Big Brother VIP

by admin
Spread the love

“Big Brother Vip Albania 2” ka nisur me 100 km/h. Banorët pjesëmarrës kanë filluar të krijojnë grupet dhe lojën e tyre, e për pasojë kjo ka sjellë edhe sherret dhe mospëlqimet e para.

Dy ndër konkurrentët që duket se nuk e kanë qejf njëri-tjetrin, janë Olta Gixhari dhe Ronaldo Sharka. Ky i fundit e ka shprehur haptazi në një bisedë me Kejvinën dhe Zhaklinën se e bezdis shumë arroganca e aktores.

“Më acaron ajo indiferenca dhe arroganca e Oltës. Nuk e marr vesh domethënë. Nuk jemi këtu për të parë Oltën. E thotë fjalën edhe ikën. Ma shpif”, tha Ronaldo mes të tjerash.

Nga ana tjetër Olta Gixhari ashtu e drejtpërdrejtë pati një debat më herët edhe me Tea Trifonin, për të cilën duket se nuk ka një mendim të mirë: “Tea, mua më ke dhënë tjetër perceptim në fillim, madje sa je futur të kam thënë ua je bërë si perëndeshë, sa paqe rrezaton. Thashë se do rrinim bashkë, kam ndjerë simpati por ti jo mesa duket. Ndaj kam qëndruar larg”, i tha Olta.

You may also like