Olta kishte këllqe, kjo s’ka. Do të më fusë thikën në momentin e parë

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli ka vendosur t’i kthehet kundër Efit. Gjatë një bisede të bërë ditën e sotme me Kiarën, këngëtari u shpreh se Efi po mundohet të fitojë terren për të qëndruar sa më shumë kohë brenda shtëpisë.

“Nuk ma mbush mendjen kjo Efi mua. Është duke u munduar me fituar terren Jam duke i dhënë mundësi të kapet dhe me Dean dhe Kristin. Si mund të rri unë duke parë dy veta duke debatuar dhe të mos futem. Dy javë kam ndjenjur me qëllim kështu. Budalla nuk më bën kush.

Ta harrojnë. Ajo mendon se mua më ka shfrytëzuar këto dy javë por kur ta kuptojë që do dalë e kundërta do jetë tepër vonë për të. Olta ta thotë në sy, i ka ato këllqe. Kjo nuk i ka. Kjo thotë t’i rri afër dhe në momentin më të parë t’i fus thikën. Në rast zinxhiri mos bëj gabim të shpëtosh Efin”, deklaroi Luizi.

Ndërkaq, vetë Efi nuk di asgjë rreth kësaj deklarate të Luizit. Kujtojmë që nga jashtë shtëpie, ajo ka qenë një mbështetëse e flaktë e këngëtarit.

You may also like