Olta Gixhari thotë se në BBV nuk foli kurrë për jetën e saj private

by admin
Spread the love

Olta Gixhari është një prej aktoreve më të komentuara shqiptare për protagonizmin e saj. Së fundi, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes me filmin më të ri “Në kuadër të dashurisë”.

Gixhari këtë të diel në emisionin N’maje t’Gjuhës me Xherin” në RTV21 foli për karrierën dhe sukseset e saj si aktore. Por sa i përket jetës private ajo tha se është shumë e rezervuar. Madje edhe në edicionin e fundit të BBV ku mori pjesë tha se nuk ka shpalosur asgjë nga jeta e saj private.

“Është e çuditshme se sa mirë kam mundur ta ruaj. Sepse nëse fokusoheni vetëm pak në gjithë gjënë që kam bërë në BB unë nuk kam folur fare për jetën private. Pra, e kisha si strategji këtë se edhe pse po hy aty, unë nuk dua të tregojë gjithçka se ça bëj jashtë ose se çfarë me rrethon mua jashtë. Jam përpjekur ta mbaj shumë hermetike këtë gjë, dhe mendoj se ja kam dalë. Edhe sot po të pyesësh njerëz për jetën time ëprtej asaj që panë në kamera nuk dinë asgjë të thonë dhe për këtë Bravo” më qoft”, tha Olta për RTV21 duke shtuar se vazhdon të jetë diskrete për jetën e saj./21Media

You may also like