Olta dhe Luizi, dy lokomotivat e BBV, ne të tjerët ishim vagonë. Ju tregoj telefonatën me Kiarën

by admin
Spread the love

Që pas largimit të tij nga shtëpia e Big Brother VIP, daljet e Maestro Armaldo Kllogjerit në media kanë qenë me pikatore. Maestro ka qenë një ndër personazhet më të pëlqyer dhe që ka spikatur më së shumti në këtë edicion të dytë të Big Brother VIP Albania.

Së fundmi, Armaldo ishte i ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’, ku foli për shumëçka. Maestro tregoi se së fundmi ka pasur një takim me aktoren Olta Gixhari, ndërsa tha se aktorja dhe Luizi ishin dy lokomotivat e shtëpisë së Big Brother VIP.

“Oltën e kam takuar mbrëmë, por nuk folëm dot shumë sepse njerëzit nuk po na linin. Tani kemi lënë një takim të dytë, ku të jemi pak më të qetë.

Olta dhe Luizi kanë qenë lokomotivat, ne të tjerët kemi qenë vagonë. Nga hyrjet e reja, Bledi me pëlqen më shumë dhe ka sjellë dinamika, të tjerët janë njësoj”- tha Maestro, i cili tregoi edhe telefonatën me Kiara Titon.

“Kam patur një telefonatë, por më tha se ishte e zënë dhe se do flisnim më vonë. Mendoj se Kiara ka ndryshuar lojën e saj, mbase edhe nga komentet, por jo natyrën e saj”- tregoi Maestro në emisionin ‘Shqipëria Live’, ndërsa theksoi se i ka mbetur hatri me Kristin.

“Hatri më ka mbetur vetëm me Kristin më shumë. Kjo për shkak të fjalëve që ka thënë për mua, sepse unë i kam qëndruar shumë afër dy muajt e parë”- tha Maestro.

You may also like