Olta dhe Luizi bëjnë paqe? Dyshja ‘hidhet’ në krahët e njëri-tjetrit

by admin
Spread the love

Duket se për disa orë, Luizi dhe Olta kanë vendosur të bëjnë paqe me njëri-tjetrin dhe mos të debatojnë! Arsyeja? Vëllai i Madh. Gjatë ditës së sotme, banorët janë lajmëruar nga Vëllai i Madh se do të organizojnë një ‘Talent shoë’.

Ata janë ndarë me çifte, ku Olta do të vallëzojë me Luizin, ndërsa janë shfaqur gjatë ditës së sotme duke bërë prova e duke habitur edhe opinionin publik, pasi askush nuk e besonte se mund të ndodhte një gjë e tillë, duke pasur parasysh edhe debatet e shumta që dyshja kanë pasur me njëri-tjetrin.

Olta po kërcente duke bërë prova, teksa Luizi i është afruar dhe e ka kapur papritur, duke kërcyer së bashku. Nuk dihet se çfarë ka pasur në mendje dyshja kur kanë ofruar këtë panoramë kaq të bukur, nëse kanë vendosur t’i sheshojnë debatet, apo ishte thjesht një moment.

Kujtojmë që nga fillimi i këtij edicioni të dytë, mes Luizit dhe Oltës ka pasur debate të shumta, ndërsa secili prej tyre ka krijuar nga një grup brenda shtëpisë.

You may also like