Oklahoma, Minnesota dhe Denver mbajnë kreun e tabelës në Perëndim – Shqip

by admin
Spread the love

Katër  fitore të ekipeve vendase dhe po aq të atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku kryeson Oklahoma. 

Lideri në renditjen e tabelës në Perëndim  mundi Orlandon me rezultatin 112-100. Më efikas te skuadra fituese ishte Shai Gilgeous-Alexander i cili realizoi 37 pikë,  6 kërcime e 7 asiste.

Fitore të sigurtë ka shënuar Milwaukee në përballjen me Golden State Warriors  duke e mundur me rezultatin 129-118Më efikase  te  skuadra vendase  si gjithmon  ishte greku Giannis Antetokounmpo me  33 pikë, 9 kërcime e 6 asiste

Perëndimin e  kryeson Oklahoma me 27 fitore e 11 humbje e ndjekur  nga Minnesota që gjithashtu ka  27 fitore e 11 disfata dhe në pozitën e tretë është Denver me  27 fitore e 13 humbje

Rezultatet e sotme:

Utah Jazz – Los Angeles Lakers 132-125

Dallas – Nju Orleans  108-118

San Antonio – Chicago 116-122

Memphis –Nju York  94-106

Milwaukee – Golden State Warriors 129-118

Oklahoma City – Orlando  112-100

Atlanta – Washington  99-127

Boston – Houston  145-113

You may also like