OKB: Furrat në Gaza nuk mund të bëjnë dot bukë, mungon karburanti

by admin
Spread the love

Agjencia e OKB-së që ndihmon palestinezët në Gaza, thotë se po racionalizon përdorimin e karburantit dhe po redukton shërbimet që mund të ofrojë.

Të martën, OKB paralajmëroi se operacioni i tij humanitar mund të përfundojë deri të mërkurën mbrëma, nëse furnizimet me karburant nuk do të dërgoheshin në Gaza.

UNRWA tani thotë se ka qenë në gjendje të nxjerrë më shumë karburant nga rezervat në Gaza, të cilat do të përdoren kryesisht për të filtruar dhe pastruar ujin që është tepër e domosdoshme.

Operacione të tjera, duke përfshirë karburantin për furrat e bukës, janë lënë mënjanë. Shumë furra nuk janë në gjendje të bëjnë bukë, thotë UNRWA.

Izraeli thotë se Hamasi po e grumbullon karburantin, në vend që ta lejojë atë për përdorim civil.

Duke folur për BBC, një zëdhënëse e UNRWA thotë se banorët e Gazës po shohin “nivele të paprecedentë vuajtjesh”.

Dy milionë njerëz po mbyten. Gaza po mbytet, shumë pak ndihma po vjen nga jashtë”, u shpreh Juliette Touma, zëdhënësja e UNRWA.


Top Channel

You may also like