“Oj bebe moj…”, Banorët shkrihen së qeshuri kur Beatrix sqaron arsyen e mërzisë me Donaldin

by admin
Spread the love

Në Big Brother Vip banorët përjetojnë momente të ndryshme.

Herë momente gëzimi e herë edhe momente trishtimi, varet nga situatat që zhvillohen brenda në shtëpi.

Jo rrallë herë Trixa dhe Donaldi janë hidhëruar me njëri-tjetrin, ngjashëm siç ndodhi së fundmi herë.

Trixa e cila konsiderohet edhe mjaft e llastuar shpesh nervozohet me Donaldin edhe për arsye krejt të vogla.

Ajo sot është mërzitur me të vetëm se i ka marrë qengjin, të cilin bashkë me kafshët tjera i solli Vëllai i Madh në shtëpi në kuadër të provës javore.

Trixa iu ka treguar banorëve se pse është e mërzitur dhe kaq ka mjaftuar që ata të plasin së qeshuri.


You may also like