Oficeri Syla për TRT: Me dëshirën e Zotit, do ta kryejmë me sukses këtë akcion

by admin
Spread the love

Televizioni turk TRT ka zhvilluar një bisedë të shkurtë me oficerin e FSK-së, Egzon Syla në jug të Turqisë ku edhe po kryhen akcionet e kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit.

“Unë jam oficeri Egzon Syla. Kemi ardhur nga Kosova me njësitë tona ushtarake menjëherë si morën lajmin me miratimin e presidentes tonë. Arritëm pak vonë për shkak të trafikut ajror. Kemi dy ekipe ushtarake dhe dy qej K-9 të kërkimit, së bashku me ekipin e mjekëve. Momentalisht po punojmë me ekipin turk AKUT, të cilët na kanë ndihmuar shumë. Ne gjetëm shumë njerëz të enjten dhe po vazhdojmë edhe sot.  Jemi shumë të pikëlluar për këtë fatkeqësi dhe po mundohemi dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën tonë. Trupat tonë kanë kryer akcione të kërkim-shpëtimit dy herë në situata të njëjta në Shqipëri, dhe ajo përvojë na ka ndihmuar shumë edhe këtu. Me dëshirën e Zotit, ne do ta kryejmë me sukses këtë akcion”, ka thënë Syla në turkqisht për TRT-në. /Klankosova.tv/

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like