Objektivi Armando Broja/ Milani insiston, Chelsea reziston

by admin
Spread the love

Milani nuk heq dorë dhe vazhdon të insistojë për Armando Brojën, por Chelsea po reziston. Sepse nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e 21-vjeçarit shqiptar.

Kuqezinjtë italianë, që janë interesuar edhe në të kaluarën për Brojën, duan ta marrin në huazim me të drejtë blerjeje, opsion që nuk po pranohet nga anglezët.

Pioli ka vetëm dy qendërsulmues për momentin: Oliver Giroud dhe Lorenzo Colombo. Por, 21-vjeçari italian është me valixhe gati (Cagliari ose Genoa).

Në kushte të tillë, drejtuesit e Milanit po tentojnë goleadorin shqiptar, i cili në dhjetor pësoi një dëmtim të rëndë. Broja po stërvitet fort për të arritur sa më shpejt në formë të mirë sportive.

Lojtarin e kombëtares shqiptare e vlerësojnë shumë në “Stamford Bridge”. Broja cilësohet si pjesë e rëndësishme e skuadrës për edicionin e ri, teksa pronarët e Chelseat nuk duan të shpenzojnë për një tjetër sulmues.

Gjithsesi, Milani ngul këmbë edhe falë raporteve fantastike që ekzistojnë mes dy klubeve. Alternativa tjetër për ofensivën e kuqezinjve është Ekitike, por PSG kërkon shumë për ta lënë të lirë (30 mln euro).

Nëse CEO i “Djallit”, Giorgio Furlani ia del të bindë drejtuesit e Chelsea për të lejuar huazimin në “San Siro”, Broja do të kthehej në futbollistin e tretë që kalon gjatë kësaj vere nga Chelsea te Milani. Pas Ruben Loftus-Cheek dhe amerikanit Pulisic./Supersport


Top Channel

You may also like