“O shqiptare, o hiç fare”, historia e dashurisë që nisi në tokën australiane – Shqip

by admin
Spread the love

Fatime dhe Remzi Mulla janë shqiptarë të cilët jetojnë në Australi. Familja e Remzi Mullës është vendosur në Australi kur ai ishte vetëm 18-muajsh, në vitin 1939. Bashkëshortja, Fatimja është lindur në Australi ndërsa origjina e prindërve është nga Korça.

Çifti në moshë të thyer ka ardhur për të vizituar atdheun. Në intervistën e tyre për “Rudina” në Tv Klan, ata rrëfejnë njohjen e tyre. Remzi Mulla thotë se dëshira e tij ishte të martohej me një shqiptare.

 

Remzi Mulla: Neve atje ku jam unë është larg me ku ishte Fatimja. Është larg, 3 orë. Si u poqëm neve… e para, vëllezërit e Fatimes erdhën atje ku jam unë se kishin ca kushërinj. Unë i takova një ditë në rrugët  atje, i mora dhe dolëm edhe në fotografi.

Rudina Magjistari: Po ti doje patjetër të kishe nuse shqiptare?

Remzi Mulla: Po.

Rudina Magjistari: E kishe të fiksuar, o shqiptare o hiç fare.  Në fakt, shprehja, nuk e di sa e njihni ju, por shprehja thotë kështu “o korçare, o hiç fare”.

Remzi Mulla: E di.

Rudina Magjistari: Edhe e more edhe korçare, jo vetëm shqiptare por edhe korçare.

Remzi Mulla: Edhe pastaj, pa ca kohësh babai kishte ca kushërinj atje ku është Fatimja por e zuri zemra babain, nuk qe mirë dhe më thotë mua shko ti. Shkova unë në dasmë dhe atje njoha Fatimen.

Rudina Magjistari: Dhe menjëherë shkëndijat e para.

Remzi Mulla: Ajo më kishte parë në një foto, një nga ato fotot atje.

Sot ata janë prindër të tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve./tvklan.al

You may also like