O dështak, o provincial, o njeri negativ

by admin
Spread the love

Hyrja e re në shtëpinë e Big Brother VIP, sportisti Shpat Kërleshi, duket se ka trazuar lojën mes banorëve. Ai ka pasur disa ngacmime me Dea Mishelin, ku komentet e këngëtarit Luiz Ejlli nuk kanë munguar. Madje, Luizi nuk i ka kursyer as komentet kundrejt blogeres, lidhur me një veprim të fundit të saj.

Ndërsa Kristi dhe Shpati po bënin ushtrime fizike jashtë në oborr, Dea Mishek iu ul në kurriz dhe më pas te këmbët sportistit. Sakaq, Luizi nuk i kurseu “kunjat” për blogeren, duke i thënë që ajo po “i hipën” Shpatit thjesht për të marrë vëmendje në spektaklin e të martës dhe për t’i shpëtuar nominimit. Ndërkaq, Dea e ofendoi Luizin provincial, dështak dhe njeri negativ.

Pjesë nga biseda:

Dea: Ti ke mënyra shumë të bukura për të qëndruar në lojë, duke ngrënë, duke komentuar gërrhima, e di sa lojtar i mirë je. O dështak, o provincial. O njeri negativ, pse më dole sot para, shko merre vëmendjen tënde diku tjetër.

Luizi: E kaloi nominimin. Kush do të kalojë nominimin le t’i “hipë” Shpatit. Unë të paktën nuk i hipi njeriu, aq më tepër kushdo që të vijë. Erdhi Amosi, erdhi Shpati, jam kurioz çfarë do bësh kur të vijë një tjetër. Një hipje, një Prime.

“Pastaj thonë “ja çfarë bën Luizi për lojë.” Më tha Dea mua “je një provincial.” Personi i fundit që ka përdorur termin “provincial” në këtë shtëpi, ka ikur. Ajo dhe Shpati mund të puthen këtu, mund ta konsumojnë edhe lidhjen këtu brenda, Dea bën gjithçka për lojë,” tha ai. 

You may also like