Nxënësit shqiptar në Idrizov akoma s’kanë filluar shkollën

by admin
Spread the love

Shkolla fillore “Njegosh” dhe Komuna e Gazi Babës nuk po përfillin vendimin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit për të nisur procedurën për hapjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë. Ditë më parë, Inspektorati i Arsimit pas kryerjes së inspektimeve vlerësoi se momentalisht në shkollën “Njegosh” ka hapësira të mjaftueshme për të pranuar 13 nxënësit shqiptarë të Idrizovës, për të zhvilluar mësimin shqip në klasën e gjashtë.

Drejtoresha e shkollës Aneta Cvetkova tha përmes telefonit se nuk dëshiron të komentoj asgjë që ka të bëj me paralelen shtesë. Ndërsa nga Komuna e Gazi Babës përsëritën qëndrimin se nuk ka vend për paralele shtesë por se po punohet në procedurën për ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë.

Ministri Jeton Shaqiri tha se rasti i Idrizovës ka ditët e numëruara dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj përfitimi politik në kurriz të fëmijëve. Shaqiri nuk përjashtoi marrjen e kompetencave në rast se nuk përmbushen obligimet të cilat dalin nga ligji.

Në qoftë se s’ka hapësira le të zgjerojnë hapësirat ekzistuese, ne si ministri do të mbështesim financimin e atyre hapësirave. Nëse në të kundërtën nuk duan projekt për hapësira ekzistuese i bie që në cilën do formë, në cilën do mënyrë duan që mos te ketë, mos të realizohet mësimi nga klasa e gjashtë. Nëse nuk do të përfillet asnjë gjë, atëherë e fundit do të jetë, do të shohim mundësi tjetër, do të shohim për të gjetur një person përgjegjës I cili do ti marrë obligimet dhe do të zbatoj atë të cilën i takon ligjit. Në brenda kohës po kërkojmë edhe pse ka paralajmërim nga pala e caktuar (maqedonase) në këtë proces se në qoftë se merren kompetencat do të bojkotojmë por edhe ajo është pjesë demokratike pa dallim se a janë 13 nxënës ose 100 nxënës, është proces demokratik”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit.

13 nxënësit shqiptar të Idrizovës akoma nuk kanë nisur klasën e gjashtë në vitin e ri shkollor për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë nuk realizohet mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë. Komuna e Gazi Babës zgjidhjen e problemit e sheh në ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë dhe përkohësisht organizimin e transportit falas për në shkollën fillore të fshatit “Ognjancë” të komunës Petrovec. Javën me bojkot të mësimit e kanë nisur edhe nxënësit maqedonas të kësaj shkolle.

You may also like