Nuno Gomes: Leao një miks mes Thiery Henry, Adriano e Ronaldo Fenomenit

by admin
Spread the love

Nuno Gomes, i cili ka provuar të luajë në Serie A me Fiorentinën, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”  dhe një nga temat që ka prekur është ajo e Rafael Leao, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A.

“Leao nuk më ka befasuar. E kam njohur që kur ishte 15 vjeç. Ai bënte diferencën me skuadrat e moshave të Portugalisë dhe u impresionova menjëherë nga talenti i tij. Leao është një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij.

Më kujton Thierry Henry, siç e ka thënë edhe Stefano Pioli, por do të shtoja edhe Adrianon, ‘Perandorin’, për forcën e tij në disa momente dhe Ronaldo Fenomenin për shpërthimet.

Leao është përmirësuar shumë deh mund të bëjë edhe më shumë në të ardhmen. Ai mund të shënojë edhe më shumë gola nëse luan më afër zonës së kundërshtarit. I ka treguar vlerat e tij, por mund të bëhet edhe më vendimtar sezonin e ardhshëm”, shprehet Nuno Gomes. / oversport.tv

You may also like