Numri i 100-vjeçarëve japonezë thyen të gjitha rekordet

by admin
Spread the love

TOKIO, 15 shtator /ATSH-DPA/ – Numri i 100-vjeçarëve në Japoni tejkaloi 92 000 për herë të parë, duke arritur një rekord të lartë për të 53-tin vit radhazi, sipas një raporti të qeverisë.

“Numri i personave mbi 100 vjeç u rrit me 1 613 krahasuar me një vit më parë, në 92 139”, tha Ministria e Shëndetësisë në Tokio.

Sipas sondazhit të fundit, rreth 88% e të gjithë 100-vjeçarëve janë gra.

Jetëgjatësia për gratë në Japoni është rreth 87 vjet, për burrat rreth 81 vjet.

Japonia ka regjistruar një rritje të shpejtë të numrit të 100-vjeçarëve që kur qeveria numëroi për herë të parë 153 në vitin 1963.

“Numri i tyre i kaloi 10 000 në 1998 dhe 50 000 në 2012”, sipas shifrave zyrtare.

Japonia po përballet me një ngarkesë demografike të shtuar pas disa dekadash plakjeje të shpejtë dhe rënies së numrit të lindjeve.

Ekonomia e tretë më e madhe në botë po plaket më shpejt se çdo vend tjetër i industrializuar.

Popullsia e Japonisë po zvogëlohet gjithashtu me një ritëm rekord.

Vitin e kaluar, numri i japonezëve ra me 801 000 nga një vit më parë, në vetëm 122,4 milionë, duke shënuar rënien më të madhe, që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave.

You may also like