“Nuk thyej asnjë raketë”, finalisti i Roland Garros: Do të ndjek shembullin e Nadal!

by admin
Spread the love

Casper Ruud e humbi për të dytin vit radhazi finalen e Roland Garros me norvegjezin që nuk rezistoi përballë Novak Djokovic duke u “thyer” në tre sete.

Megjithatë, 24-vjeçari mbetet një tenist mjaft i vlerësuar i së tashmes e mbi të gjitha i së ardhmes.

Ruud njihet mjaft edhe për sjelljen e tij shembullore në fushat e tenisit, madje sa i takon këtij aspekti ai shprehet se do të ndjekë shembullin e Rafael Nadal dhe kurrë nuk do të thyejë një raketë tenisi gjatë ndeshjes edhe pse nervat sigurisht janë pjesë e lojës.

“Unë ende nuk kam thyer ndonjë raketë prej nervave, besoj se në këtë pikë do të ndjek shembullin e Nadal. Është një objektiv i vogël që ia kam vendosur vetes sime, nuk dua që gjatë karrierës sime të thyejë sikur qoftë edhe një raketë.

Ndonjëherë sigurisht më vjen ndjesia që ta hedh tutje raketën, por kjo nuk të përçon një energji pozitive. Nuk është kurrë faji i raketës, është gjithmonë faji jot”, u shpreh Ruud. /Supersport


Top Channel

You may also like