Nuk pinte ujë dhe hante vetëm fruta prej 10 vitesh, vdes në moshën 40-vjeçare influencuesja vegane

by admin
Spread the love

Një influencere që ndiqte një dietë strikte me fruta ekzotike raportohet të ketë vdekur si pasojë e urisë dhe rraskapitjes.

Zhanna Samsonova, një ruse e shpërngulur në Azinë juglindore ndiqte këtë regjim ushqimor prej 10 vjetësh i cili konsistonte në fruta, filiza luledielli, smoothie frutash dhe lëngje. Gjithashtu, kishte periudha kur 39-vjeçarja praktikonte “agjërimin e thatë”, gjatë së cilave nuk hante apo pinte për ditë me radhë.

Samsonova kishte mbi 6 vjet që nuk pinte ujë dhe e kishte zëvendësuar me lëngjet e frutave. Influencerja me 10 mijë ndjekës në Instagram, ndërroi jetë nga një infeksion i ngjashëm me kolerën që u fuqizua nga “rraskapitja e një trupi në dietë vegane”, u shpreh nëna e saj për një gazetë ruse.

Ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes nuk është kryer ende për shkak se familja po përpiqet të tërheqë trupin në Rusi. E ëma thotë se nuk ishte dakord me regjimin strikt të së bijës dhe ishte përpjekur t’i mësonte zakone të shëndetshme të të ngrënit, por pa sukses.

Zhanna ndiqte prej një dekade dietën vegane, ndërsa rrallëherë i lejonte vetes të hante bulmet ose peshk. Përgjatë viteve, ajo u bë edhe më strikte derisa në 7 vitet e fundit hante vetëm durian, një frut ekzotik me gjemba që njihet për aromën shpuese.

Ndikuesja vegane Zhanna Samsonova  shpesh promovonte ushqim të papërpunuar në mediat sociale, ku ajo ishte e njohur për miliona ndjekësit e saj në TikTok, Facebook dhe Instagram me pseudonimin Zhanna D’Art.

“Disa muaj më parë, në Sri Lanka, ajo dukej e rraskapitur. Nga atje, ajo shkoi në shtëpi për të marrë mjekim, por më pas iku përsëri. Kur e pashë në Phuket, u tmerrova”, tha një mik i saj për Newsflash.

“Unë jetoja një kat mbi të dhe çdo ditë kisha frikë të gjeja trupin e saj të pajetë në mëngjes. E binda të kërkonte mjekim, por ajo nuk ia doli”, raporton një tjetër.

Në një postim të 7 Qershorit, ajo shkruan se ishte e emocionuar për sezonin e frutave në Tajlandë pasi “ishte momenti të shtonte peshë”.

Instagram-i i saj është i tejmbushur me pjata shumëngjyrëshe me supëra, sallata dhe fruta e deri te hamburgerët apo ëmbëlsirat.

You may also like