Nuk ndalen emigrantët në kufirin SHBA-Meksikë, qeveria merr masa për parandalim

by admin
Spread the love

Një numër i lartë emigrantësh vijon të mbërrijë në kufirin SHBA-Meksikë, në rrugën më të përdorur atë të kalimit të lumit Rio Grandë, i cili ndan dy vendet.

“Ëndrra amerikane” vijon të mbetet fokusi i tyre pavarësisht pengesave të shumta dhe rrezikut të lartë të kalimit të kufirit tokësor më vdekjeprurës në botë.

Strehimet e përkohshme janë të vendosura buzë lumit, por pengesa është e madhe për të hyrë në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Duka parë situatën e vështirë Meksika ka bërë një marrëveshje me SHBA-në, për të deportuar emigrantët nga qytetet kufitare në vendet e origjinës dhe për të ndërmarrë disa veprime në tentativë për të ulur numrin e kalimeve.

Zyrtarët meksikanë u takuan me zyrtarë të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA dhe deri më tani arritën mbylljen e përkohshme të një ure ndërkombëtare.

Ndër të tjera pritet që të marrin masa të mëtejshme për të arritur qëllimin e uljes në masë të numrit të emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin, duke përdorur çdo opsion të mundshëm.

Pavarësisht dëshirës për të kaluar kufirin kushtet e autoriteteve amerikane janë specifike, për këtë arsye verifikimet e nevojshme për personat që u lejohet më pas qëndrimi në SHBA bëhet me përpikmëri.


Top Channel

You may also like