Nuk mungon vetëm Messi, Scaloni afron dy lojtarë të tjerë për miqësoret

by admin
Spread the love

Argjentina do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Kosta Rikës. Më datën 1 mars Lionel Scaloni publikoi listën e lojtarëve të thirrur për këto takime, por është i detyruar ta ndryshojë për shkak të disa dëmtimeve.

Dje ka mbërritur konfirmimi nga AFA, Federata Argjentinase e Futbollit, për mungesën e Lionel Messit për shkak të një problemi muskulor në këmbën e djathtë.

Por ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së nuk është i vetmi që do t’i mungojë Scalonit. Janë tre lojtarë të tjerë që “refuzuan” grumbullimin: Paulo Dybala, Marcos Senesi dhe Exequiel Palacios.

“La Joya” humbi ndeshjen e fundit ndërmjet Romës dhe Sassuolos për shkak të një dëmtimi të vogël në aduktorin e këmbës së djathtë dhe trajneri argjentinas vendosi të mos e rrezikonte, por pa e zëvendësuar.

Megjithatë, Senesi dhe Palacios u zëvendësuan. Qendërmbrojtësi i Boca Juniors, Nicolas Valentini është thirrur për të zëvendësuar mbrojtësin e Bournemouthit, i cili do të mungojë për 4-5 javverkusenit Scë për shkak të një dëmtimi të shkallës së dytë në pjesën e pasme të këmbës së majtë. Ndërsa për vendin e lënë bosh nga mesfushori i Bayer Lealoni zgjodhi Guido Rodriguez nga Real Betis./Shqip


Top Channel

You may also like