“Nuk kontaktojmë me të prej 14 ditësh”, zhduket sulmuesi i Milanit

by admin
Spread the love

Emil Roback është 20 vjeç dhe luan si sulmues. Drejtuesit e Milanit paguan 1.5 mln euro për ta marrë nga skuadra U19 e Hammarby në shtatorin e vitit 2020.

Suedezi me origjinë nga Gambia u huazua në mars tek ekipi Norrkoping, që garon në Allsvenskan, ndryshe Superiorja e Suedisë. Roback nuk bëhet i gjallë prej dy javësh, teksa në klub nuk kanë asnjë informacion për të se ku ndodhet. Drejtori sportiv i Norrkoping, Tony Martinsson është i shqetësuar, ndërkohë që shpreson që sulmuesi të jetë shëndosh e mirë.

Dua të di se ai është mirë. Është shqetësues fakti që nuk kontaktojmë dot me të. Unë jam përpjekur shumë herë të flas me të, por është e vështirë për t’u arritur. Dua që Emil të vijë këtu në klub dhe të gjejmë një zgjidhje që do na kënaqte të gjithëve. Nuk i kam humbur shpresat e rikthimit të tij. Por, ne e kemi shumë të vështirë të kuptojmë situatën, pasi nuk e kemi parë prej 14 ditësh”, thekson drejtuesi i klubit nordik. /Supersport


Top Channel

You may also like