Nuk kanë fund surprizat në Oversport dhe Tibo, Craiova-Vllaznia ekskluzivisht në ekranin tonë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk kanë fund surprizat në Oversport dhe Tibo. Pas sfidave europiane të Partizanit dhe Tiranës, tani radhën e ka një tjetër klub me traditë në futbollin shqiptar.

Sfida midis Universitatea Craiova dhe Vllaznisë do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Ndeshja do të luhet ditën e enjte në kuadër të turit të dytë të Conference League, me shkodranët që luajnë shanset e tyre pas barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”.

Të besuarit e Mirel Josës do të zbresin në stadiumin “Ion Oblemenco” të Craiovës, për të kërkuar një kualifikim historik. Sfida premton spektakël të garantuar dhe mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport 1. /oversport.tv

You may also like