Nuk ka shenja as të familjarëve e as të veturës në Lepenc – Shqip

by admin
Spread the love

Një aksidentit tragjik ka ndodhur dje në Maqedoninë e Veriut, ku një veturë me targa nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc.

Atje po vazhdon aksioni i kërkimit për tre anëtarët e familjes kosovare, kërkim ky i cili është vështirësuar për shkak të ujit të turbullt, njofton Klankosova.tv.

Kështu është shprehur Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, i cili tha se nuk është gjetur ende as vetura.

“Kushtet për të bërë një kërkim të mirëfilltë janë shumë të vështira, meqenëse ka shumë ujë, është uji i turbullt. Pjestarë të Policisë së Kosovës edhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës edhe të ushtrisë maqedone edhe të policisë maqedone janë në kërkim, janë mobilizuar mjaftueshëm, ka poashtu shumë grupe vullnetare që kanë ardhë edhe nga Kosova. Nuk është arritë as vetura me u gjet për shkak të sasisë të madhe të ujit”, është shprehur ai.

You may also like