“Nuk ka gjë bija ime se Mesi të goditi”, reagimi i babait bëhet viral kur argjentinasi i gjuajti pa dashje vajzën

by admin
Spread the love

Messi i goditi aksidentalisht me top një vajze të vogël gjatë fitores 5-0 të Inter Miami ndaj Orlando City në MLS.

Lionel Messi vazhdon të jetë titujt kryesorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk është çudi, pasi së fundmi u konfirmua se Lionel Messi është aktualisht sportisti më i famshëm në vend. Gjatë ndeshjes ndërmjet Inter Miami dhe Orlando City në MLS, Lionel Messi gjuajti topin drejt një vajze të vogël që ndodhej në tribunën e stadiumit DRV PNK.

Mirëpo, reagimi i papritur i babait të vajzës u bë viral në rrjetet sociale. Në një video të publikuar ai dëgjohet duke i thënë të bijës: Në rregull dashuria ime, nuk ka gjë se Messi të goditi. Asgjë nuk ndodhi.

Nga ana tjetër, ishte një lojë perfekte për yllin argjentinas dhe skuadrën e Majamit, ku mundën 5-0 Orlando Cityn me golat e Messit dhe Luis Suarez dhe një shtesë të Robert Taylor. Në përgjigje, Lionel Messi komentoi se ai ishte shumë i lumtur me paraqitjen e shokut të tij uruguaian: Jam shumë i lumtur për të, që ai mundi të shënonte. Ne ishim të qetë, e dimë se çfarë është i aftë Luis, të gjithë e dinë. Ndeshja e radhës për Messin, Suarezin dhe Inter Miami do të jetë të enjten, më 7 mars, kur do të përballen me Nashville në raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve në CONCACAF.

 


Top Channel

You may also like