Nuk ka fitues derbi i Edinburgut, Hibernian dhe Hearts ndahen në paqe

by admin
Spread the love

E diela sportive në Oversport dhe Tibo ka nisur me sfidën e kampionatit skocez Hibernian-Hearts. Emocione të shumta ka sjellë për shikuesit derbi i Edinburgut. Hearts flirton me fitoren, por Hibernian arrin që të baraspeshojë gjithçka në minutat shtesë të takimit.

Mbyllet 1-1 sfida në “Easter Road” dhe dy rivalët e qytetit detyrohen që të ndajnë nga një pikë në këtë takim.

Hearts mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Lawrence Shankland, por në minutën e 5-të shtesë Martin Boyle barazon për vendasit.

Të dyja skuadrat ngjiten në kuotën e katër pikëve pas këtij barazimi, ndërsa kampionati kryesohet nga Rangers dhe Celtic me 6 pikë pas 2 ndeshjeve të luajtura. / Oversport.tv

Foto: ProSportMedia Twitter

You may also like