Nuk ishte tradhti kur Kurti… – Shqip

by admin
Spread the love

Krenar Lloga i ASH-së uroi opozitën shqiptare dhe Vetëvendosjen për bashkëpunimin e ri, ndërsa koalicionimin e partisë së tij me BDI-në, nuk e sheh si tradhti ndaj VV-së së Albin Kurtit. Kjo terminologji, sipas tij, është e gabuar dhe jo e duhur për bashkëpunimet politike.

“Unë nuk besoj që votuesi i Vetëvendosjes është ndjerë i tradhtuar kur zoti Kurti bëri koalicion me LAN-in e u bë VLAN bashkë me Ramush Haradinajn, Isa Mustafën dhe Fatmir Limajn, ashtu siç nuk është tradhti, as atëherë e as sot, që kryetari i VV-së, Albin Kurti bëri koalicion me partinë, të cilën ai e kishte edhe si kundërshtar ideologjik, siç ishte LDK-ja e Isa Mustafës”, deklaroi Lloga./KlanMacedonia

You may also like