Nuk harrohet fitimi i titullit, trofetë e Jurgen Klopp te Liverpooli

by admin
Spread the love

Deklarata e Jurgen Klopp për largimin nga Liverpool në fund të sezonit shkaktoi jehonë të madhe në Angli dhe jo vetëm.

Fjalët e trajnerit gjermanit u pritën me habi të madhe nga opinioni sportiv, teksa 56-vjeçari do të largohet nga Anfield pas 9 vitesh. Klopp u emërua tek 19-herë kampionët e Anglisë në tetor të 2015 dhe ka arritur gjatë këtyre viteve të krijojë një cikël të suksesshëm dhe të ngrejë “The Reds” në lartësinë e merituar në futbollin anglez dhe europian.

7 trofe të fituar, një Premier League dhe një Champions League dhe sigurisht suksese respektive edhe në FA Cup, Carabao Cup, Botëror Klubesh, Superkupë Europiane dhe Community Shield. Gjermani ka mundësinë të shtojë një tjetër Carabao Cup në koleksionin e tij në finalen që do të luajë ndaj Chelseat në muajin shkurt.

Jurgen Klopp do të shkaktojë një boshllëk të madh pas largimit të tij nga Anfield, jo vetëm për suksesin dhe lavdinë që i riktheu klubit, por edhe për karizmën e tij dhe lidhjen emocionale të krijuar me klubin dhe tifozët.

Liverpool ka pasur shumë trajnerë legjendarë përgjatë viteve dhe padyshim Jurgen Klopp do të jetë në diskutimin e teknikëve më të mirë që kanë drejtuar gjigantët anglezë, krahas Bill Shankly dhe Bob Paisleyt. Siç shprehej dhe vetë Jurgen Klopp në fund të eksperiencës me Dortmund, ”Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë njerëzit kur mbërrin – e rëndësishme është çfarë mendojnë kur largohesh.”

Reputacioni i krijuar nga gjermani tek Mainz dhe Dortmund e bëri që ai të shihej menjëherë si shpëtimtar tek Liverpooli në momentin kur mbërriti, pas periudhës së errët që po kalonte klubi. Si për dallim nga trajnerët paraardhës te Liverpooli, ai preferoi ta quante veten si ”trajneri normal” dhe ia doli me sukses t’i kthente skeptikët në admirues. Çfarëdo që të ndodhë në muajt e ardhshëm, ai ka shërbyer në mënyrë spektakolare për “The Reds” në 9 vitet e qëndrimit, me mentalitetin, grintën dhe energjinë e tij të jashtëzakonshëm.


Top Channel

You may also like