Nuk e prek njeri NATO-n/ Gjermania rrit mision ushtarak:Do mbrojmë çdo centimetër të saj

by admin
Spread the love

Nga Vilniusi i Lituanisë, ku ishte për një vizitë zyrtare, kancelari gjerman Olaf Scholz dërgoi një mesazh të qartë për veshët e Moskës.

Gjermania, tha ai, është e gatshme të rrisë misionin e saj ushtarak në Lituani si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

“Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës, askush nuk jep aq shumë sa ne. Ka disa vende që gjithashtu po bëjnë shumë, si Shtetet e Bashkuara, megjithatë Gjermania është një prej atyre që po angazhon aftësitë e saj në një shkallë tejet të madhe. Dhe ne do ta rrisim akoma më shumë angazhimin tonë. Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër te territorit të vendeve anëtare të NATO-s”, tha Scholz.

Scholz premtoi se numri i ushtarëve gjermanë në Lituani në kuadër të aleancës, do të rritet nga 1000 në 1500.

Berlini thotë se u përmbahet saktësisht marrëveshjeve me NATO-n. Qeveria gjermane ka dërguar në Ukrainë mijëra armë të vogla si automatikë, mina, tanke, granata e municione, e ndërkohë, njoftoi dhe nisjen e sisteme mjaft moderne të mbrojtjes kundërajrore IRIS-T.


Top Channel

You may also like