“Nuk e mundin kurrë Ramën nëse”, Blendi Fevziu tregon çfarë po e fundos PD, bën parashikimin e fortë

by admin
Spread the love

Blendi Fevziu ka deklaruar se për shkak të frymës së krijuar brenda opozitës dhe përçarjes ata nuk do mund ta mundin dot kurrë Ramën. Teksa është shprehur se opozita shqiptare ka 10 vjet që humb, ai shprehet se problemi më i madh i saj është fakti që asnjëherë nuk është ulur për të reflektuar dhe të bëjë një analizë pse kanë humbur. Sipas Fevziut Basha dhe Berisha nuk janë e ardhmja dhe duhet të largohen që të dy.

“Kam një sondazh, nëqoftëse opozita hyn me këtë përçarje në zgjedhjet e radhës vendore Berisha fiton 6 bashki dhe Rama 56. Shifrat tregojnë këtë, Basha asnjë bashki dal garant nëse është si ky që është sot. Berisha, Basha, Meta, LSI, fryma popullore nuk arriti dot të fitonte zgjedhjet në 25 prill me këtë përçarje nuk fitojnë dot zgjedhjet ndaj Ramës për shkak të frymës së krijuar. Kjo opozitë që kur ka humbur zgjedhjet nuk është ulur kurrë të reflektojë por vetëm janë justifikuar pas vjedhjes së votave.

Opozita shqiptare ka 10 vjet që humb zgjedhjet dhe nuk mblidhet të bëjë një analizë sepse humbja është dinjitoze, por bën një analizë për të fituar nesër, por kjo opozitë nuk pranon humbjen, kjo është estradë. Ti nuk bën dot budallain me shqiptarët. Bashën nuk e diskutoj më fare, nëse këta njerëz kanë një minimum dinjiteti zgjidhja e PD është të hapet dhe të bashkohet dhe as Basha dhe as Berisha nuk janë e ardhmja, të largohen të dy, me mirëkuptim. Basha e humbi radhën e tij, nuk diti të fitoi ose do kenë dinjitet dhe do e vënë në lëvizje PD, ose pas pak ajo do të ketë zili aleatët e saj të vegjël”, shprehet Fevziu.

You may also like