“Nuk e kuptoj pafytyrësinë tuaj, ku ju shkoi mbështetja për Donaldin dhe Borën?”

by admin
Spread the love

Ardit Cuni ka qenë një nga konkurentët më aktivë me komente për lojën në Big Brother Vip, pas daljes së tij nga shtëpia.

Sigurisht, nuk mund të linte pa komentuar dhe një ndër ngjarjet më të përfolura, trekëndëshin Donald-Bora-Beatrix.

Në natën e tretë të post BBV, Arditi shprehu revoltën e tij ndaj banorëve të cilët fillimisht mbështetën dashurinë e Donaldit dhe Borës duke e këshilluar aktorin që të tregohej i kujdesshëm dhe mos ta humbte dashurinë e tij, ndërsa më pas u afeksionuan me marrëdhënien e Donaldit me Trixën, që mori fund menjëherë pas daljes nga shtëpia.

“Unë me thënë të drejtën nuk kuptoj pafytyrësinë tuaj në këtë rast, që kur ka qenë Bora aty brenda ju keni qenë ata që i keni shkuar Donaldit: ‘puthe, puthe, mbaje, tërhiqe, mbaje  lidhjen etj’, dhe pastaj çuditërisht një ditë të bukur na dolët sikur pëlqeni Beatrixën dhe lidhjen me Donaldin,” u shpreh Arditi.

Sigurisht që etiketimi “i pafytyrë” nuk i pëlqeu Monikës, me të cilën Arditi po debatonte dhe ajo reagoi menjëherë duke arsyetuar veprimet e saj.

Big Brother Vip përfundoi më 18 shkurt me fitues Ilir Shaqirin dhe në vendin e dytë Donald Veshaj, një arsye që ky i fundit nuk u bë pjesë e tre episodeve post BBV.


You may also like