“Nuk do firmosja për barazimin para ndeshjes”, Inzagi: Jemi në emergjencë, jam me fat që…

by admin
Spread the love

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka vlerësuar lojën që ka bërë skuadra e tij ndaj Juventusiit, edhe pse në fund nuk ia doli të merrte tri pikët. Pas sfidës që mbyllur në barazim 1-1, ai theksoi se ekipi kishte bërë një ndeshje të zgjuar ndaj një prej rivalëve për titull.

“Ne e dimë se të shënosh gola kundër Juventusit nuk është e lehtë, skuadra mbeti e fokusuar. Ne bëmë një gol shumë të bukur, mund të kishim bërë më mirë te goli i tyre. Pastaj luajtëm lojën, pa krijuar shumë në pjesën e dytë, por luanim kundër një skuadre të shkëlqyer. Do të marrim këtë barazim, për të cilin nuk do të kisha firmosur në vigjilje, sepse donim te fitonim,

Ekipi bëri atë që duhej të bënte, vitin e kaluar humbëm të njëjtën ndeshje duke pasur disa mundësi më shumë shënimi. Juventusi mbrohet shumë mirë, ne erdhëm në Torino për të luajtur një ndeshje kontrolli dhe mbajtje topi, djemtë qëndruan të kthjellët deri në fund.

Juventusi rivali më i fortë për titull? Janë të gjitha ekipe të rëndësishme, nuk i kam parë Milanin dhe Napolin, por janë dy skuadra të mëdha të ndërtuara për të qenë në krye.

Ne e dinim që Juventusi do të priste, duke pasur lojtarë që janë shumë të mirë në kundërsulme. Nuk është e lehtë të gjesh linja pasimi me hapësira kaq të ngushta.

Menaxhimi i lojtarëve gjatë sezonit? Mund të menaxhosh njëzet minutat e fundit të një ndeshjeje, pjesa tjetër është e komplikuar. Kemi Benfikën dhe Napolin, na mungojnë lojtarët, Kuadrado dhe Dumfris nuk ishin në maksimumin e tyre, e dija që do të alternoheshin me vështirësi. Jemi në emergjencë sepse ne luajmë shumë dhe kemi disa probleme të vogla që duhet t’i zgjidhim. Jam me fat që kam lojtarë në dispozicion. Unë gjithmonë kam bërë rotacione, nga të tre që kam jashtë shpresojmë të rikuperojmë të paktën Sançezin. Me një kalendar kaq të vështirë duhet të punojmë edhe më shumë”, deklaroi Inzagi pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

You may also like