Nuk bini dot në peshë, çfarë po bëni gabim? Nutricionistja hedh poshtë mitet

by admin
Spread the love

Në programin Në Shtëpinë Tonë, sot ishte e ftuar dietologia Matina Çobo, e cila hodhi poshtë mitet mbi rënien në peshë.

Jo gjithçka që ne njohim si praktika dhe dieta funksionale për rënien në peshe, janë në fakt dieta efikase. Dietologia Çobo pohon se jo gjithmonë palestra e kombinuar me diete na ndihmon të biem në peshë.

Për këdo që kërkon të bjerë në peshë është e rëndësishme të kuptojë se ky proces nuk është linear pasi kërkohet gjithmonë që ne të stimulojmë metabolizmin.

Kalorazhi në dy feta bukë të bardhë dhe ne dy feta bukë të zezë është i njëjtë, nuk ndryshon, por gjithsesi buka e zezë mbetet më e shëndetshme për trupin e njeriut. Problemet hormonale tha dietologia, pengojnë rënien në peshë.

Gjatë bisedës znj. Cobo gjithashtu shpjegon pse njerëzit qe humbin peshe shpejte i marrin po me shpejtësi kilogramët e humbur.

‘’Sipas ligjeve të nutricionit në rast se ti bie x kilogram për një periudhë të caktuar kohore, ti duhet të mbash dy fishin e kësaj periudhe kohore me aq kalori për të mbajtur peshën’’.

Ajo thekson se jo gjithçka që lexojmë në internet për humbjen e peshës sjell rezultate tek njeriu dhe gjithmonë rënia në peshë kërkon dietë.


Top Channel

You may also like