Nuk bën më pjesë e planeve të Guardiolës, City largon mesfushorin

by admin
Spread the love

Aventura e Ilkay Gundogan te Manchester City mund të konsiderohet e përfunduar. Sipas asaj që raporton Daily Mail, mesfushori gjerman nuk bën më pjesë e planeve të Pep Guardiolës dhe drejtuesit e klubit i kanë kërkuar atij që të gjejë një tjetër skuadër për sezonin tjetër.

Kontrata aktuale e Gundogan përfundon në vitin 2023 dhe sipas Daily Mail, klubi i ka komunikuar se kontrata e tij nuk do të rinovohet. Ai është i lirë që për sezonin tjetër të zgjedhë ekipin e tij të ri në mënyrë që mos të largohet me parametër zero.

Gundogan u ble nga City në vitin 2016 për 21 milionë paund. Interesimi nga klubet e tjera është shumë i madh për të si nga Anglia, ashtu edhe nga Gjermania dhe Spanja. Megjithatë, asnjë hap konkret nuk është hedhur për të qartësuar të ardhmen e mesfushorit. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook

You may also like