Notat e shqiptarëve: Manaj e Rrahmani super, Strakosha ngel në klasë

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme zbritën në fushë tre shqiptarë në Serie A ku përballja më interesante ishte ajo midis Rey Manajt dhe Thomas Strakosha në sfidën që Lazio përmbysi ndaj Spezias. Megjithatë asnjë gol për bomberin kuqezi, ndërsa Strakosha nga ana tjetër pësoi 3 gola.

Nga ana tjetër, Amir Rrahmani me Napolin e tij fituan me rezultatin tenistik 6-1, ndërsa goli i fundit për ekipin e Spallettit u shënua pikërisht nga mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës. “La Gazzetta dello Sport” dha edhe vlerësimet për sa i përket performancës së lojtarëve shqiptarë.

Nota 6.5 për Amir Rrahmanin vetëm gjysmë note më pak se lojtari më i mirë i ndeshjes. Goli i katër sezonal për të, ndërsa nga pas mbyll hapësirat dhe luan më mirë se ndeshjet e fundit.

Nota 6.5 edhe për Rey Manaj, po gjysmë note më pak se lojtari më i mirë i ndeshjes. Lufton për çdo top në të mirë dhe në të keq. Një luftëtar i vërtetë.

Performancë e keqe për Thomas Strakoshën ndërkohë që pësoi tre gola dhe u vlerësua me notën 4. Peshon shumë ajo dalje e munguar në golin e parë të Spezias që sipas gazetës, përveçse është e pakuptimtë, sjell edhe pasoja të rënda. /oversport.tv

You may also like