Notat e Interit: De Vrij gabim foshnjarak, zëvendësimet tradhtojnë

by admin
Spread the love

Interi dominoi derbin kundër Milanit, por nuk arriti të ruajë dot avantazhin e arritur me Perisic në pjesën e parë. Kuqezinjtë përmbysin sfidën për 3 minuta me një dygolësh të Giroud dhe rihapin kampionatin italian. “Tuttomercato” ka vlerësuar paraqitjen e ekipit zikaltër në derbin kundër Milanit.

Handanovic 5,5- Impenjohet shumë pak deri në minutën e 35-të kur ndal një predhë të vërtetë të Tonalit. I pafajshëm te goli i parë i Milanit, por mund të bënte më shumë në golin e dytë.

Skriniar 6- Kur Theo Hernandez e sfidon ai i merr mjaft mirë masat dhe nuk kalohet kurrë. Është një mur i vërtetë, por në aksionin e golit të barazimit u gjend i vetëm kundër 3 rivalëve.

De Vrij 5,5- Giroud është një kundërshtar absolutisht i frikshëm, por ai duket se nuk ka fare probleme deri 10 minuta nga fundi, kur francezi e nxjerr blof dhe shënon golin e avantazhit. Një gabim që nuk duhet ta bëjë një mbrojtës i tillë.

Bastoni 6,5- I frikshëm në çdo duel. I lexon pasimet e kundërshtarëve një kohë më përpara.

Dumfries 6,5- Një duel i niveleve të larta me Theo Hernandezin. Shënon gol, por anulohet për pozicion jashtë loje të Perisic. Në pjesën e parë ndalet nga Maignan. Në pjesën e dytë markohet më rreptësisht nga Theo.

Barella 6,5- Është mushkëria e skuadrëz zikaltër, në një zonë të fushës ku duhet intensitet. I afrohet golit me një depërtim të tijin.

Brozovic 7- Lojtar i pandalshëm në mesfushën zikaltër. Shumë intensitet në rikuperimin e topave dhe nisjen e aksioneve. Për pak nuk shënon me një goditje nga jashtë zone, por Maignan bën një ndërhyrje spektakolare.

Calhanoglu 6,5- Një vit më parë, derbin e luajti me fanellën kuqezi. E interpreton ndeshjen mjaft mirë dhe kroson mjaft mirë për Perisic, i cili zhbllokon sfidën. (Nga 74’ Vidal 5,5- Futet kur Milani po dominonte).

Perisic 7- Prekjet e tij të topit nisin me shpejtësi Interin dhe Calabria nuk e ndal kurrë. Hap derbin me një gol fantastik. (Nga 71’ Dimarco 5,5- Vendoset në mbrojtje dhe vuan shumë).

Dzeko 6- Nuk ka shumë raste në këmbët e tij, por duhet duartrokitur për kapacitetin e sakrifikimit. E ndjek kundërshtarin deri në mesfushë, pa u dorëzuar.

Lautaro 6- Nuk është e lehtë t’i largohesh mbrojtjes së Milanit, por ai ndihmon shokët duke ndalur topin. E vë disa herë në provë portierin Maignan. (Nga 71’ Sanchez 5,5- Shumë i lehtë kur Giroud i rrëmben topin).

Trajneri Simone Inzaghi 6- Interi i tij e nis fortë dhe vë përfund Milanin, por futja e Brahim Diazit ndryshoi ekuilibrat. Nuk ka fat në zëvendësimet, por është diçka që po e bën shpesh gabim…/Oversport.tv

You may also like