Noizy-t i bie varësja në mes të turmës së fansave, por sipas tij “s’ka lind hala ai që e merr”

by admin
Spread the love

Noizy ka treguar me një video sesi është një performancë e tij para publikut së fundmi dhe shfaqet në teksa hidhet mbi turmë i entuziazmuar nga kënga dhe energjia e adhuruesve të këngëve të tij.

Në këtë video të publikuar nga vetë reperi, detaji që vihet re ndër të tjera është fakti që varësja e tij bie në turmë dhe komentet e fansave të merakosur nuk munguan. Kur u pyet në Tik Tok për vlerën e varëses, Noizy shkroi se ishte 100 mijë euro. Ky detaj i shtoi edhe më shumë komentet mbi humbjen e varëses.

https://vm.tiktok.com/ZMLrtwHDM/

Ndjekësit e komentuan si ‘vjedhje’, por Noizy i qetësoi ata që u shqetësuan duke zbuluar se varësja nuk ka humbur thjesht ra. “S’ka lind hala ai që e merr”, u shpreh në videon sqaruese reperi./revistawho.com

https://vm.tiktok.com/ZMLrn2gsC/

You may also like