Nobelistja famëkeqe e 2017-ës, edhe 6 vjet të tjera burg – Shqip

by admin
Spread the love

Një gjykatë në Mianmar, një vend aziatik nën sundimin ushtarak, dënoi sot ish-kryeministren Aung San Suu Kyi me gjashtë vjet burg shtesë me akuza për korrupsion, tha një zyrtar i gjykatës, transmeton AP.

Gjyqi u mbajt me dyer të mbyllura dhe avokatëve të saj iu ndalua të jepnin informacione për procedurën.

Gjykata vendosi se në katër raste korrupsioni, Suu Kyi dyshohet se ka abuzuar me pozitën e saj për të marrë me qira tokë publike me çmime nën nivelin e tregut dhe ka ndërtuar një rezidencë me donacione të destinuara për bamirësi.

Ajo ka mohuar të gjitha akuzat dhe avokatët e saj pritet të apelojnë.

Dënimet e mëparshme

Suu Kyi ishte dënuar tashmë me 11 vjet burg për kryengritje, korrupsion dhe akuza të tjera në gjyqet e mëparshme pasi ushtria përmbysi qeverinë e saj të zgjedhur dhe e ndaloi atë në shkurt 2021.

Analistët vlerësojnë se akuzat e shumta kundër Suu Kyi-t dhe aleatëve të saj janë një përpjekje për ushtrinë për të fituar legjitimitet për marrjen e pushtetit dhe për të eliminuar ish-kryeministren nga politika përpara mbajtjes së zgjedhjeve vitin e ardhshëm, sipas AP.

Në vitin 1991, Suu Kyi mori Çmimin Nobel për Paqen. Por pak vite më parë, në 2017-ën, ajo u përball me kritika ndërkombëtare për një fushatë genocidale ndaj popullsisë muslimane Rohinja. /tesheshi.com/

You may also like