Lautaro Martinez, rinovimi me Interin është në ajër prej… borxheve

by admin
Spread the love

Lautaro po, por me një kusht, ose më mirë dy. Argjentinasi është gati të rinovojë me Interin dhe të ndjekë Champions me shokët, por çështja, sot më shumë se kurrë, mbetet ende në ajër. Problemet, nëse mund të përkufizohen si të tilla, aktualisht janë dy.

Së pari, klubi nuk mund të nënshkruajë marrëveshje në këtë moment për shkak të gjendjes aktuale të pasigurisë për të ardhmen, me financimin nga “Oaktree” ende të pa rinovuar dhe më afatin që skadon më 20 maj nuk lejon investime. Së dyti, kërkesa e kapitenit, 10 milionë në vit, edhe pse e negociueshme, nga zikaltrit konsiderohet pak jashtë parametrave. Me pak fjalë, nëse të gjithë deklarojnë, siç ndodh realisht, se vullneti i përbashkët është të vazhdohet së bashku, duhet të presim tymin e bardhë dhe koha e pritjes nuk do të jetë domosdoshmërish e pakët. Dhe nga ana tjetër, siç e ka përsëritur vazhdimisht Bepe Marota, afati aktual i kontratës, i vendosur në qershor 2026, nuk është aq i afërt dhe lejon një diferencë të caktuar manovrimi.

SITUATA – E sigurt është se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Natyrisht, në qendër të gjithçkaje është çështja “Oaktree”-Zhang. Presidenti i Interit i ka qetësuar të gjithë, por ende nuk duket se ka një marrëveshje mes tij dhe fondit amerikan për rifinancimin e borxhit prej 375 milionësh, ashtu siç nuk ka asnjë lajm për një hua të re nga “Pimco” për të shlyer borxhin dhe për të shmangur zbatimin e pengut. Në skenarin më të keq, pra nëse Zhang nuk do të mund të gjente para për të qëndruar në krye të Interit, rrugët që do të hapeshin nuk mund të parashikohen, në kuptimin që “Oaktree” mund të vazhdonte me politikën e zbatuar deri më tani nga Marota dhe Auzilio duke vijuar të vazhdojë të përmirësojë sektorin e sportit me shpresën e rritjes së të ardhurave, por gjithashtu mund të vendosë të reduktojë kostot, ndoshta duke filluar me një shitje të madhe. Padyshim që jemi në fushën e hipotezave, por asgjë nuk mund të përjashtohet dhe gjithashtu, nuk mund të përcaktohet asgjë, duke përfshirë rinovimin e Lautaro (por edhe Barelës).

PIKËPYETJE – Në këtë klimë, duhet thënë se palët flasin me njëra-tjetrën dhe janë në kontakt të vazhdueshëm për të gjetur një marrëveshje për shifrat e kontratës së re të mundshme, ndërsa Marota dhe Auzilio vijojnë të punojnë me zell për t’i garantuar Simone Inzagit përforcimet e kërkuara të sezonit të ardhshëm. Megjithatë, jemi në një fazë ngërçi të qetë, me numërimin mbrapsht drejt skadimit të borxhit që vazhdon në mënyrë të pashmangshme dhe përpjekjet e mëdha të Zhangut në kërkim të një zgjidhjeje. Në fund të fundit, kanë mbetur vetëm 12 ditë. E ardhmja është afër, vetëm duhet pritur dhe gjithçka do të jetë e qartë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like