BRUKSEL – BE: Nuk ka qëndrim të përbashkët për legjitimitetin e Putinit

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 8 maj /ATSH-ANSA/- Vendet e Bashkimit Evropian (BE) nuk kanë një qëndrim të unifikuar për njohjen e zgjedhjeve presidenciale në Rusi, tha Peter Stano, zëdhënësi për politikën e jashtme dhe sigurine në Bashkimin Evropian.

“Nuk ka asnjë qëndrim të përbashkët mes 27 për mosnjohjen e Vladimir Putinit si president legjitim të Rusisë”, tha Stano.

“BE-ja tashmë ka shprehur mendimin e saj për natyrën e procesit zgjedhor pas zgjedhjeve”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian duke e krahasuar rastin e Putinit me liderin sirian Bashar al-Assad dhe liderin bjellorus Alexander Lukashenko.

Stano theksoi se vendimi i ambasadorëve të disa vendeve të BE-së për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit rus Vladimir Putin është një vendim sovran i secilit prej vendeve të komunitetit./a/i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakGiovanna Nanci, fituesja e çmimit të Përkthimit “FjalaFest 2024”


You may also like