FOKUS – Blinken: Individët që lehtësojnë migrimin e parregullt do të sanksionohen

by admin
Spread the love

GUATEMALË, 8 maj /ATSH-ANSA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar se

Uashingtoni do të sanksionojë te gjithe ata që lehtësojnë migrimin e parregullt, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një samiti për migracionin, në Guatemalë.

Ai kritikoi kryesisht fluturimet çarter që mbërrijnë në Nikaragua me emigrantë aziatikë dhe afrikanë, të destinuara për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Politika e re e kufizimit të vizave shënjestron individët që me vetëdije ofrojnë transport për personat që kërkojnë të migrojnë në mënyrë të parregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë fluturimet çarter që mbërrijnë në Nikaragua”, tha Blinken.

Për të rritur kontrollin në kufijtë e saj, dy ditë më parë, SHBA-ja vendosi kufizime të vizave për drejtuesit e kompanive kolumbiane që transportojnë migrantë nga deti, duke thënë se lëvizjet ishin para së gjithash të dizajnuara për të lehtësuar migrimin e parregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like